Bota

Seuli thirrje Trumpit dhe liderit verikorean të zhvillojnë bisedime për paqe në Gadishullin Korean

Ministri korean i Bashkimit, Dong-young tha se dy udhëheqësit nuk duhet ta humbasin këtë mundësi ndërsa presidenti amerikan viziton Korenë e Jugut javën e ardhshme

Islam Uddin  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Seuli thirrje Trumpit dhe liderit verikorean të zhvillojnë bisedime për paqe në Gadishullin Korean

Ankara

Ministri i Bashkimit i Koresë së Jugut, Chung Dong-young u bëri thirrje udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump të takohen dhe zhvillojnë bisedime për paqen në Gadishullin Korean, pasi ky i fundit pritet të vizitojë vendin aziatik javën e ardhshme, sipas zyrtarëve, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Ministrinë e Bashkimit, Chung tha se dy liderët nuk duhet të humbasin këtë mundësi për dialog në rastin e takimit të ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC) që do të mbahet në Korenë e Jugut.

"Udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe ai i SHBA-së nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Ata duhet të marrin një vendim", tha Chung duke shtuar se nëse liderët e dy vendeve takohen, kjo do të hapte rrugën drejt paqes në Gadishullin Korean.

Presidenti Trump do të vizitojë qytetin juglindor të Koresë së Jugut, Gyeongju, më 29 dhe 30 tetor. Të hënën, Ministria e Bashkimit njoftoi se vizitat turistike në fshatin e armëpushimit Panmunjom do të pezullohen nga fundi i këtij muaji deri në fillim të nëntorit, mes spekulimeve se Trump mund të takohet me Kimin.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë lidhur me mundësinë e takimit, megjithëse Peniani ka thënë se mund të ndodhë nëse SHBA-ja pranon statusin bërthamor të Koresë së Veriut.

Trump vizitoi për herë të fundit Korenë e Jugut në qershor 2019, gjatë mandatit të tij të parë, kur u takua me Kimin në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) në Panmunjom.

Trump dhe Kim zhvilluan tri samite midis viteve 2018 dhe 2019 – të parin në Singapor, më pas në kryeqytetin vietnamez Hanoi dhe më vonë në DMZ.

Ndërkohë, ushtria e Koresë së Jugut tha sot se dy ushtarë të Koresë së Veriut kaluan përkohësisht kufirin ndërkorean më 19 tetor. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Seuli njoftoi se rreth 20 trupa verikoreane kishin bërë shkelje të ngjashme atë ditë, duke provokuar të shtëna paralajmëruese nga forcat jugkoreane.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın