Bota

Serbia dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin e saj në mbrojtje me Greqinë

"Me Dendias trajtuam çështjen e sigurisë. Dëshirojmë të zhvillojmë bashkëpunimin në fushat ushtarake dhe të mbrojtjes", shkroi Vuçiq në rrjetet sociale

Lejla Biogradlija  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Serbia dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin e saj në mbrojtje me Greqinë Foto: Filip Stevanovic / AA

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me Greqinë dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, transmeton Anadolu.

Vuçiq në kryeqytetin serb Beograd, priti në takim ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

"Me Dendias trajtuam çështjen e sigurisë. Dëshirojmë të zhvillojmë bashkëpunimin në fushat ushtarake dhe të mbrojtjes", shkroi Vuçiq në rrjetet sociale pas takimit që u mbajt mbyllur për media.

Duke theksuar se ndajnë një miqësi të gjatë dhe partneritet strategjik me Greqinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, Vuçiq falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Në kuadër të takimeve të tij në Beograd, Dendias do të takohet me homologun serb Bratisllav Gashiq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın