Senegal, sezoni i shirave sjell këlyshët e parë të majmunëve Vervet
Majmunët Vervet, një nga speciet më të zakonshme të majmunëve në kontinent dhe të përhapur në zona të gjera të Afrikës Sub-Sahariane, kanë filluar të lindin me fillimin e sezonit të shirave

Shkup
Zona e Jetës së Egër Bandia, afër kryeqytetit të Senegalit, Dakar, është skena e cikleve unike të natyrës, raporton Anadolu.
Majmunët Vervet, një nga speciet më të zakonshme të majmunëve në kontinent dhe të përhapur në zona të gjera të Afrikës Sub-Sahariane, kanë filluar të lindin me fillimin e sezonit të shirave.
Majmunët e vegjël, të cilët lindin pas një periudhe shtatzënie prej afërsisht 5,5 muajsh, e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke përqafuar fort nënat e tyre dhe duke u ushqyer me gji.
Kjo periudhë e ndjeshme u ofron gjithashtu vëzhguesve të jetës së egër mundësinë për të dëshmuar momente interesante.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.