Senegal, pushuesit në Dakar mbushin plazhet për t'u freskuar nga vapa
- Plazhi në lagjen Yoff, një nga vendbanimet më të populluara të qytetit dhe i vendosur në veriperëndim të Dakarit, u mbush me njerëz me rritjen e temperaturave.

Dakar
DAKAR (AA) - Plazhi Yoff në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, u mbush me njerëz të cilët shijuan motin e ngrohtë, raporton Anadolu.
Plazhi në lagjen Yoff, një nga vendbanimet më të populluara të qytetit dhe i vendosur në veriperëndim të Dakarit, u mbush me njerëz me rritjen e temperaturave.
Vizitorët u freskuan duke hyrë në ujërat e Oqeanit Atlantik nga plazhi Yoff, i famshëm për kilometrat e tij të rërës së artë, ndërkohë që disa familje i shijuan këto momente duke bërë piknik në breg.
Plazhit i shtuan një gjallëri ndryshe edhe ata që ushtruan mundjen tradicionale senegaleze në orët gjatë perëndimit të diellit.