Bota

Senegal, kafshët për kurban lahen në oqean për t'u përgatitur për Bajram

E njohur në gjuhën lokale si "Tabaski", larja e deleve të kurbanit para se të shiten ose t'u dorëzohen pronarëve të tyre, konsiderohet si një nga traditat më të rëndësishme të kurbanit para Kurban Bajramit

Fatma Esma Arslan Özdel  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Senegal, kafshët për kurban lahen në oqean për t'u përgatitur për Bajram Foto: Cem Özdel/AA

Dakar

Përderisa afrohet Kurban Bajrami, larja e deleve dhe deshëve të kurbanit në oqean në të gjithë Senegalin bie në sy si një nga elementët më mbresëlënës të përgatitjeve për festën, raporton Anadolu.

E njohur në gjuhën lokale si "Tabaski", larja e deleve të kurbanit para se të shiten ose t'u dorëzohen pronarëve të tyre, konsiderohet si një nga traditat më të rëndësishme të kurbanit para Kurban Bajramit.

Procesi i larjes në zonat e brendshme bëhet me kova ndërsa në qytetet bregdetare delet dërgohen në brigjet e Oqeanit Atlantik.

Ky proces larjeje, i bërë në përgjithësi nga fëmijë ose të rinj, bëhet skenë e pamjeve shumëngjyrëshe.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın