Senegal, erërat e forta në kryeqytetin Dakar formuan valë gjigante
Derisa lartësitë e valëve arritën në 2,5 metra në disa vende në Dakar, sërfistët shijuan valët gjigante pavarësisht paralajmërimeve

Dakar
Valë gjigante u krijuan në kryeqytetin Dakar të Senegalit për shkak të erërave të forta, raporton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil dhe Meteorologjisë (ANACIM) paralajmëroi se erërat e forta përgjatë vijës bregdetare të vendit mund të krijojnë valë gjigante.
ANACIM sugjeroi që të shmangen aktivitetet në det.
Derisa lartësitë e valëve arritën në 2,5 metra në disa vende në Dakar, sërfistët shijuan valët gjigante pavarësisht paralajmërimeve.
Ndërkaq disa peshkatarë nuk peshkuan për shkak të valëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.