Bota

Senatori amerikan dëshiron të ndalojë ligjin për sanksione ndaj Turqisë

Jim Risch thotë se është që të mos miratohen sanksionet përderisa po vazhdojnë bisedimet mes SHBA-ve dhe Turqisë në lidhje me sistemin S-400

Beyza Binnur Dönmez  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 16.11.2019
Senatori amerikan dëshiron të ndalojë ligjin për sanksione ndaj Turqisë

Ankara

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të senatit amerikan, Jim Risch, thotë se do të pauzojë sanksionet ndaj Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ndoshta është më mirë që ne të mos miratojmë ligjin për sanksione për momentin", Risch u tha përfaqësuesve të mediave në zyrën e tij, duke iu referuar bisedimeve midis SHBA-ve dhe Turqisë për blerjen e sistemit raketor rus S-400.

Risch mori pjesë në takimin e së mërkurës mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Zyrën Ovale së bashku me disa senatorë të tjerë republikanë.

Ai e quajti takimin "shumë terapeutik".

Disa çështje u diskutuan, duke përfshirë edhe blerjen e sistemit rus S-400 nga ana e Ankarasë, avionin luftarak F-35, shkëmbimin tregtar dhe pauzimin e operacionit të Turqisë në Sirinë veriore.

"Presidenti Erdoğan akoma nuk është aty, por është propozim 'jep dhe merr'", tha ai, duke shtuar se "ai është shumë i vetëdijshëm për vendimet që duhet të marrë dhe për pasojat nga ato vendime."

Blerja e sistemit të avancuar rus për mburojë raketore nga ana e Turqisë shkaktoi që administrata e Trumpit në muajin korrik të largojë Turqinë nga programi i avionit luftarak të gjeneratës së pestë F-35.

SHBA pohon se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të fituar detaje të klasifikuara për avionin dhe se nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia pohon se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s, e as nuk paraqet kërcënim për aleancën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın