Bota

Senati amerikan avancon përpjekjen për të kufizuar kompetencat e luftës së Trumpit ndaj Venezuelës

Senati i SHBA-së ka avancuar një masë që synon të kufizojë autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur sulme kundër Venezuelës

Diyar Güldoğan  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Senati amerikan avancon përpjekjen për të kufizuar kompetencat e luftës së Trumpit ndaj Venezuelës

Washington

Senati i SHBA-së ka avancuar një masë që synon të kufizojë autoritetin e presidentit Donald Trump për të nisur sulme kundër Venezuelës, transmeton Anadolu.

Senati miratoi mocionin për të shfuqizuar Rezolutën mbi Kompetencat e Luftës me 52 vota pro dhe 47 kundër.

Pesë republikanë, senatorët Josh Hawley, Lisa Murkowski, Susan Collins, Rand Paul dhe Todd Young, votuan në favor të projektligjit.

Votimi vendimtar pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Venezuelë më 3 janar, duke kapur presidentin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Trump tha se administrata e tij do ta “drejtojë” Venezuelën dhe asetet e saj të naftës gjatë një periudhe tranzitore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın