Bota

Sekuestrohet superjahti i oligarkut rus Suleyman Kerimov në Fixhi

Policia po kryen hetime me "homologët e jashtëm" pasi anija luksoze Amadea me vlerë 325 milionë dollarë mbërriti këtë javë, raportojnë mediat lokale

Recep Şakar  | 15.04.2022 - Përdıtësım : 19.04.2022
Sekuestrohet superjahti i oligarkut rus Suleyman Kerimov në Fixhi

Melbourne

Autoritetet në Fixhi kanë sekuestruar përkohësisht jahtin luksoz të oligarkut rus Suleyman Kerimov, raportuan mediat lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Superjahti Amadea, me vlerë rreth 325 milionë dollarë, u ankorua në qytetin port Lautoka të martën, sipas të përditshmes "Fiji Sun".

Policia nisi një hetim dhe po punon "me homologët e tyre të huaj" për hetimin, thuhet në lajm.

"Jahti u bastis nga policia në kuadër të hetimit", tha shefi i policisë Sitiveni Qiliho, duke shtuar se kapiteni dhe ekuipazhi i anijes janë ndaluar.

Ai tha se anija do të lejohet të largohet nga Fixhi vetëm pasi të përfundojë hetimi.

Kerimov, që besohet të jetë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, është në mesin e disa oligarkëve rusë të sanksionuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe Britania për luftën në Ukrainë.

Sipas Forbes, ai ka një pasuri neto prej 14,5 miliardë dollarësh dhe është personi i nëntë më i pasur në Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.