Sekretari Rubio: Trump i përkushtuar për një armëpushim dhe marrëveshje Rusi-Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7 pranë kryeqytetit francez
Stamboll
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se presidenti Donald Trump është i përkushtuar për të siguruar armëpushim dhe marrëveshje të negociuar për luftën Rusi-Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Anadolu.
"Sot në G7 ritheksova se presidenti Trump është i përkushtuar për arritjen e një armëpushimi dhe një marrëveshjeje të negociuar për luftën Rusi-Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Rubio në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
Komentet e tij erdhën në kohën kur po zhvillohej takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të G7 pranë kryeqytetit francez.
