Bota

Sekretari i Thesarit: SHBA-ja mund të heqë sanksionet ndaj naftës iraniane të bllokuar në tankerë

“Pra, në varësi të mënyrës si llogaritet, kjo përbën furnizim për dhjetë ditë deri në dy javë”, tha Scott Bessent

Diyar Güldoğan  | 19.03.2026 - Përdıtësım : 19.03.2026
Sekretari i Thesarit: SHBA-ja mund të heqë sanksionet ndaj naftës iraniane të bllokuar në tankerë Nathan Posner

Washington

SHBA-ja mund të lehtësojë së shpejti sanksionet ndaj naftës iraniane të depozituar në tankerë detarë, për të rritur furnizimin global dhe për të ndihmuar në uljen e çmimeve, tha sot Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, transmeton Anadolu.

“Në ditët në vijim, mund të heqim sanksionet ndaj naftës iraniane që ndodhet në det. Bëhet fjalë për rreth 140 milionë fuçi”, tha Bessent për Fox News.

“Pra, në varësi të mënyrës si llogaritet, kjo përbën furnizim për dhjetë ditë deri në dy javë”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën ndërsa përshkallëzimi rajonal është intensifikuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa në gjithë rajonin dhe ka mbyllur efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit, duke shkaktuar pengesa në tregjet globale të energjisë.

Bessent tha se SHBA-ja do t’i përdorë këto sasi të naftës iraniane për t’i mbajtur çmimet të ulëta për dhjetë deri në 14 ditët e ardhshme “ndërsa e vazhdojmë këtë fushatë”.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın