Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Blinken vizitë të papritur në Afganistan
Blinken diskuton tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani me kryetarin e Këshillit Kombëtar Afgan të Pajtimit, Abdullah Abdullah

Kabul
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken mbërriti për një vizitë të papritur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij, Blinken diskutoi çështjen e tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani me kryetarin e Këshillit Kombëtar Afgan të Pajtimit, Abdullah Abdullah.
Abdullah vuri në dukje se mbështesin vendimin e SHBA-së për tërheqjen e trupave ushtarake, duke shtuar se veçanërisht vlerësojnë angazhimin amerikan për të vazhduar ndihmën e këtij vendi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken përsëriti se SHBA-ja ka vendosur të tërheq trupat e saj nga Afganistani.
Duke theksuar se tërheqja e trupave ushtarake nuk do të thotë fundi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, Blinken tha se ka filluar një epokë e re e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme në këtë proces.
Ai pritet gjithashtu të takohet me presidentin Afganistan Ashraf Ghani gjatë vizitës së tij në Kabul.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjithashtu deklaroi se trupat amerikane do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani deri më 11 shtator 2021.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë dje, Biden zbuloi kalendarin e tërheqjes së rreth 2.500 trupave amerikane nga Afganistani.
Ai rikujtoi se SHBA-ja, e udhëhequr nga presidenti i atëhershëm George W. Bush, filloi bombardimet e pozicioneve terroriste në Afganistan në 2001 dhe se vendimi i tillë u mor pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi dje pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes të NATO-s dhe Ministrave të Jashtëm se vendet anëtare janë unike në pikëpamjet e tyre se tërheqja e forcave nga Afganistani do të fillojë më 1 maj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.