Bota

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe thirrje iranianëve për kujdes

Gheit, pas takimit me Antoni Guterres, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të premten në New York tha se ka raporte kontradiktore për incidentin e së enjtes në ngushticën e Hormushit

Ekip  | 15.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe thirrje iranianëve për kujdes

New York

Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe u bëri thirrje iranianëve për kujdes dhe ndryshim të kursit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gheit, pas takimit me Antoni Guterres, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të premten në New York tha se ka raporte kontradiktore për incidentin e së enjtes në ngushticën e Hormuzit.

"Besojmë se përgjegjësitë doemos duhet të përcaktohen qartë. Faktet do të zbulohen, jam i sigurt. Është vetëm çështje kohe", tha Gheit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj dy tankeve të naftës pranë ngushticës së strategjike të Hormuzit. Nga ana tjetër, Irani e kundërshton me vendosmëri.

“Thirrja ime për iranianët e mi, ndërsa unë i quaj vëllezërit iranianë: 'Kini kujdes dhe ndryshoni kursin, sepse gjithçka ju shtyn drejt një konfrontimi në të cilin askush nuk do të ishte i sigurt, nëse vjen deri të ai”, tha Gheit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın