Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Turqia është aleat i fortë dhe i aftë

“Diskutuam gjithashtu për Ukrainën, ku ekziston një dritare reale mundësish për përparim drejt paqes”, tha Mark Rutte pas takimit me presidentin turk Erdoğan.

Asiye Latife Yılmaz  | 13.05.2025 - Përdıtësım : 13.05.2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Turqia është aleat i fortë dhe i aftë

Stamboll

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi sot Turqinë si një “aleat të fortë dhe të aftë”, pas takimit të tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kryeqytetin turk Ankara, transmeton Anadolu.

“Diskutuam gjithashtu për Ukrainën, ku ekziston një dritare reale mundësish për përparim drejt paqes”, tha Rutte në një deklaratë në X përpara Takimit Joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 14-15 maj në Antalya të Turqisë.

Ai tha se është e shkëqlyeshme të takohet me Erdoğanin, ndërsa përgatiten për Samitin e NATO-s muajin e ardhshëm “për ta mbajtur Aleancën të fortë”.

Gjatë takimit, Erdoğan i tha shefit të NATO-s se Ankaraja e vlerëson aleancën dhe, si konfirmim të kësaj, Turqia do të marrë përsëri komandën e Forcës së NATO-s në Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın