Bota

Sekretari amerikan i Shtetit mbikëqyr autokolonën e parë të ndihmës jordaneze për në Gaza përmes kalimit Erez

“Pikërisht këtu në Jordani, ne jemi dëshmitarë të një rruge direkte nga Jordania në Gazën veriore përmes Erezit. Dërgesat e para po nisen sot”, u tha Blinken gazetarëve

Mohammad Sıo  | 30.04.2024 - Përdıtësım : 01.05.2024
Sekretari amerikan i Shtetit mbikëqyr autokolonën e parë të ndihmës jordaneze për në Gaza përmes kalimit Erez Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbikëqyrur nisjen e autokolonës së parë jordaneze të kamionëve që po transportonin ndihma në Rripin e Gazës përmes kalimit Erez të rihapur së fundmi nga Izraeli, transmeton Anadolu.

“Pikërisht këtu në Jordani, ne jemi dëshmitarë të një rruge direkte nga Jordania në Gazën veriore përmes Erezit. Dërgesat e para po nisen sot”, u tha Blinken gazetarëve.

Blinken theksoi se “duhet bërë akoma më shumë” për të trajtuar krizën humanitare në Gaza, duke pranuar rëndësinë e zhvillimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.