Sekretari amerikan i Mbrojtjes diskuton me homologun izraelit mbi situatën në Gaza
Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin dhe Gallant diskutuan mbi çështjen e "pauzës së konfliktit" në Gaza

Ankara
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, diskutoi mbi situatën në Gaza, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), dy ministrat diskutuan çështjen e "pauzës së konfliktit" në Gaza.
Austin ka diskutuar me Gallant edhe mbi çështjen e "shpëtimit të pengjeve", ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së ndihmave humanitare për Gazën dhe reduktimin e dëmtimeve ndaj civilëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.