Bota

Seanca e zgjeruar e bisedimeve për armëpushim në Gaza hapet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit

Përveç Witkoff dhe Kushner nga pala amerikane, lista e pjesëmarrësve përfshin shefin e inteligjencës turke, kryeministrin e Katarit, shefin e inteligjencës egjiptiane dhe ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike

Rania R.a. Abushamala  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Seanca e zgjeruar e bisedimeve për armëpushim në Gaza hapet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit

Stamboll

Një seancë e zgjeruar e negociatave për armëpushim në Gaza ka filluar në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës izraelite në enklavë sipas planit të presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Sipas kanalit shtetëror "Al-Qahera News", përveç të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner, lista e pjesëmarrësve përfshin shefin e inteligjencës turke, Ibrahim Kalın, kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman, shefin e inteligjencës egjiptiane, Hassad Rashad dhe ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer.

Hamasi dhe Izraeli kanë zhvilluar negociata indirekte në Egjipt që nga e hëna, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund dy viteve të sulmeve izraelite n Gaza.

Më 29 shtator, Trump zbuloi një propozim me 20 pika që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. Hamasi në parim u pajtua me planin.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë në Gaza të paktën 67.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë kthyer enklavën prakitiksht në të pabanueshme dhe kanë çuar në zhvendosje masive, uri dhe përhapje të sëmundjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın