Bota

Santorini, 1.440 tërmete të regjistruara në ishull që nga 1 shkurti

Instituti gjeodinamik njoftoi se prej tyre, rreth 440 ishin mbi 3 ballë të shkallës Rihter dhe 73 ishin mbi 4 ballë të shkallës Rihter

Ahmet Gençtürk  | 05.02.2025 - Përdıtësım : 06.02.2025
Santorini, 1.440 tërmete të regjistruara në ishull që nga 1 shkurti

Athinë

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, rreth 1.440 tërmete janë regjistruar në ishullin grek Santorini në Detin Egje që nga 1 shkurti, transmeton Anadolu.

Instituti gjeodinamik njoftoi se prej tyre, rreth 440 ishin mbi 3 ballë të shkallës Rihter dhe 73 ishin mbi 4 ballë të shkallës Rihter.

Ishulli grek gjithashtu regjistroi 45 lëkundje gjatë ditës së sotme, përfshirë dy me mbi 4 ballë dhe dhjetë mbi 3 ballë.

Ndërkohë, në Athinë u mbajt një takim urgjent i kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias dhe ekspertë.

Duke folur në takim, gjeologu Efthymios Lekkas, kreu i Agjencisë Shtetërore të Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OSAP), paralajmëroi për një rrezik të lartë të rrëshqitjeve të dheut në ishull për shkak të lëkundjeve.

Ndërkaq, Costas Papazachos, një ekspert i shquar i gjeofizikës dhe sizmologjisë, tha se "situata duket se po shkon drejt një skenari më të mirë në lidhje me aktivitetin sizmik", duke u kërkuar banorëve të ishullit të qëndrojnë të qetë.

Pas prezantimeve të ekspertëve, kryeministri Mitsotakis u shpreh se sot ata janë pak më optimistë krahasuar me dje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın