Bota

Samiti i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam do të mblidhet për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Katarit

Më 14-15 shtator në kryeqytetin Doha do të mbahet Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Doha-s

Ali Altunkaya  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Samiti i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam do të mblidhet për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Katarit

Doha

Katari njoftoi se do të mbahet një Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj kryeqytetit, Doha, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit Al Jazeera, Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit njoftoi se do të organizojë një takim përgatitor të Ministrave të Jashtëm për Samitin e Jashtëzakonshëm të Përbashkët Arabo-Islamik dhe se më pas më 14-15 shtator në kryeqytetin Doha do të mbahet Samit i Jashtëzakonshëm i Përbashkët Arabo-Islam për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Doha-s.

Më 9 shtator, ushtria izraelite kreu një sulm me avionë luftarakë ndaj ndërtesës ku ndodhej ekipi negociator i Hamasit në Doha.

Hamasi konfirmoi se udhëheqësit e lartë shpëtuan nga atentati i Izraelit, por në sulm humbën jetën djali i anëtarit të Byrosë Politike, Khalil al-Hayya, katër pjesëtarë të tjerë të Hamasit dhe një polic i Katarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın