Bota

Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Stamboll

Eventi do të bashkojë aktorët globalë përmes zonës së veçantë ushqimore H-FOOD dhe do të ofrojë perspektivë të re për kompanitë turke që operojnë në sektorin ushqimor

Uğur Aslanhan  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Samiti i 11-të Botëror Hallall 2025 do të bashkojë aktorët globalë të ushqimit në Stamboll

Stamboll

Përderisa Samiti i 11-të Botëror i Hallallit (Helal Expo 2025) përgatitet të bashkojë aktorët globalë në Stamboll, zona e veçantë ushqimore H-FOOD e cila do të lançohet si pjesë e panairit, do të hapë rrugë të reja për kompanitë turke në tregti, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Këshilli i Samitit Botëror të Hallalit, Samiti i 11-të Botëror i Hallalit, i cili bashkon ekosistemin hallall në një shkallë globale dhe është ndër ngjarjet kryesore në botë në këtë drejtim, do të mbahet në Stamboll nga data 26-29 nëntor.

"Helal Expo 2025" do të mbahet si pjesë e samitit, me Agjencinë Anadolu (AA) si Partnerin e saj Global të Komunikimit. Eventi do të bashkojë aktorët globalë përmes zonës së veçantë ushqimore H-FOOD dhe do të ofrojë perspektivë të re për kompanitë turke që operojnë në sektorin ushqimor.

Eventi, i mbajtur në Qendrën e Ekspozitave të Stambollit, do të bashkojë mijëra profesionistë të industrisë, duke përfshirë prodhuesit dhe pronarët e markave ushqimore, importuesit dhe eksportuesit, si dhe ofruesit e paketimit, logjistikës dhe teknologjisë ushqimore.


- Kërkesa për ushqim hallall po rritet çdo ditë

Sipas informacionit të dhënë, ndërsa kërkesa për ushqim të sigurt rritet çdo ditë në mbarë botën, aktorët globalë po ndërmarrin hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve të reja.

Ndërsa kërkesa globale për ushqim të pastër, të sigurt dhe higjienik rritet, kompanitë që operojnë në Turqi synojnë të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut përmes partneriteteve të reja. Me inovacionet e fundit, ekosistemi ushqimor tani është në dispozicion të konsumatorëve me një gamë të gjerë opsionesh dhe tregu hallall vazhdon të rritet me shpejtësi.

Një raport i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së zbulon se do të ketë rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe tregtinë globale të mallrave ushqimore, ndërsa klima, kostot e inputeve, politikat tregtare dhe zhvillimet teknologjike pritet të luajnë rol të rëndësishëm në të ardhmen e tregut ushqimor midis viteve 2025 dhe 2034.


- Tregu i ushqimit hallall pritet të kalojë 5 trilionë dollarë

Audienca e synuar në tregun e ushqimit hallall parashikohet të arrijë 3.6 miliardë njerëz në vitet e ardhshme, ndërsa tregu global i ushqimit hallall aktualisht rreth 2 trilionë dollarë, pritet të kalojë 5 trilionë dollarë deri në vitin 2032.

Kompanitë turke që kërkojnë të diversifikojnë praninë e tyre në treg brenda ekosistemit global hallall dhe të krijojnë partneritete të reja me aktorë globalë pritet të arrijnë shifra më të larta prodhimi në të ardhmen.

Tregu i ushqimit hallall, i cili është rritur me shpejtësi kohët e fundit dhe ofron mundësi të reja për kompanitë, po zgjeron shtrirjen e tij në vende të reja.

Kërkesa për ushqim hallall në vende të shumta, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Egjiptin, Algjerinë, Marokun, Indonezinë, Malajzinë, Palestinën, Pakistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin, Gjermaninë, Rusinë, Bosnjë e Hercegovinën, Belgjikën, Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Nigerinë, Kenian dhe Afrikën e Jugut, paraqet mundësi të rëndësishme për Turqinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.