Bota

Samiti Arab në Bagdad bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

"Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të përmbushin përgjegjësitë e tyre morale dhe ligjore duke ushtruar presion për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Gaza”, thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit

Rania R.a. Abushamala  | 17.05.2025 - Përdıtësım : 17.05.2025
Samiti Arab në Bagdad bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Bagdad

Samiti i 34-të i Ligës Arabe ka bërë thirrje për dërgimin “urgjent dhe të papenguar” të ndihmave humanitare në Gaza dhe ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Siri, transmeton Anadolu.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të përmbushin përgjegjësitë e tyre morale dhe ligjore duke ushtruar presion për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të siguruar dërgimin e papenguar të ndihmës urgjente humanitare në të gjitha zonat e prekura në Gaza”, thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit.

Liderët arabë gjithashtu dënuan "sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin sirian, shkeljet e sovranitetit të saj dhe përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar aftësitë e saj kombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ushtrojë presion për të ndalur këto sulme dhe për të respektuar sovranitetin e kombeve”, theksuan ata.

Samiti i 34-të i Ligës Arabe filloi në Bagdad, me luftën e Izraelit ndaj Gazës që dominonte bisedimet përveç çështjeve të tjera rajonale. Ky është samiti i katërt i Irakut dhe i pari që nga viti 2012.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın