Bota

Rutte dhe Von der Leyen në Washington theksojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën

- Duke iu drejtuar Trumpit, kreu i NATO-s, Rutte tha: "Ju thatë se ishit gati të merrni pjesë në garancitë e sigurisë. Ky është një hap i madh, një pikë kthese vërtet. Ndryshon gjithçka"

İbrahim Hamdi Hacıcaferoğlu  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
Rutte dhe Von der Leyen në Washington theksojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para një takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë në Washington, theksuan rëndësinë e garancive të sigurisë si pjesë e paqes, raporton Anadolu.

Rutte dhe von der Leyen bënë deklarata para takimit të përbashkët me Trumpin dhe Zelenskyyn.

Rutte deklaroi se Trump i ka dhënë fund ngërçit duke hapur një dialog me presidentin rus, Vladimir Putin. "Nëse e luajmë lojën mirë, mund ta përfundojmë këtë (luftën Ukrainë-Rusi). Duhet ta përfundojmë atë", shtoi ai.

Ai bëri të ditur se shkatërrimi i infrastrukturës ukrainase dhe vdekjet duhet të ndalen, duke thënë se "Kjo është një luftë e tmerrshme".

Duke iu drejtuar Trumpit, Rutte tha: "Ju thatë se ishit gati të merrni pjesë në garancitë e sigurisë. Ky është një hap i madh, një pikë kthese vërtet. Ndryshon gjithçka".


- "Garancitë e sigurisë si neni 5 (i NATO-s) janë shumë të rëndësishme"

Von der Leyen deklaroi se ata janë në një moment vendimtar.

Duke kujtuar marrëveshjen tregtare midis SHBA-së dhe BE-së, Von der Leyen tha se ata tani kanë ardhur në Shtëpinë e Bardhë për të punuar me Trumpin për "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme" për Ukrainën.

Ajo tërhoqi vëmendjen mbi garancitë e sigurisë të diskutuara si pjesë e procesit të paqes. "Është mirë të dëgjojmë se po punojmë për garancitë e sigurisë. Garancitë e sigurisë si neni 5 (i NATO-s) janë shumë të rëndësishme".

Në takim morën pjesë gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

Presidenti amerikan Donald Trump më 15 gusht u takua në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe njoftoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje përfundimtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın