Bota

Rusia: Ukraina sulmoi me dronë rajonet Engels dhe Saratov

Sipas autoriteteve ruse, Ukraina kreu sulm intensiv me dronë ndaj rajoneve Engels dhe Saratov

Emre Gürkan Abay  | 08.01.2025 - Përdıtësım : 08.01.2025
Rusia: Ukraina sulmoi me dronë rajonet Engels dhe Saratov

Moskë

Rusia njofton se Ukraina sulmoi me mjete ajrore pa pilot (dronë) rajonet ruse Engels dhe Saratov dhe se u dëmtua një zonë industriale, transmeton Anadolu.

Guvernatori i rajonit Saratov, Roman Busargin në një deklaratë tha se Ukraina kreu sulm intensiv me dronë ndaj rajoneve Engels dhe Saratov.

Si pasojë e sulmit u dëmtua një zonë industriale në Engels, informoi Busargini, cili tha se "Sipas të dhënave fillestare askush nuk u lëndua. Njësitë e shërbimeve emergjente po vazhdojnë punimet në vendngjarje".

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë me shkrim tha se ka shkatërruar 32 dronë në sulmet që Ukraina ka kryer ndaj territorit të Rusisë.

Në pamjet e paraqitura në median ruse, vërehet se një zjarr i madh paraqitet në zonën industriale që u dëmtua në Engels.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın