Bota

Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të përmbahen nga udhëtimet në Venezuelë

"Qytetarëve rusë u këshillohet fuqimisht të përmbahen nga udhëtimet në Venezuelë përveç nëse është absolutisht e nevojshme", thotë Ambasada e Rusisë në Karakas

Burç Eruygur  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 05.01.2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të përmbahen nga udhëtimet në Venezuelë

Stamboll

Ambasada e Rusisë në Karakas lëshoi një njoftim mbi udhëtimet, duke u kërkuar qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Venezuelë "përveç nëse është absolutisht e nevojshme", transmeton Anadolu.

Njoftimi, i postuar në Qendrën e Situatave dhe Krizave të Ministrisë së Jashtme Ruse, tha se "këshillonte fuqimisht" të mos udhëtonin në kombin e Amerikës së Jugut "në lidhje me agresionin e armatosur të SHBA-së kundër Venezuelës dhe kërcënimet për sulme të mëtejshme".

Kjo erdhi pasi SHBA-ja nisi një operacion "në shkallë të gjerë" kundër Venezuelës të shtunën, duke kapur presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, të cilët u dërguan me aeroplan në SHBA për t'u përballur me akuza penale në një gjykatë në New York.

Rreth 80 persona u vranë në bastisjen amerikane, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarë të Venezuelës.

Madoro dhe Flores po mbahen në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn. Ata përballen me akuza federale të SHBA-së të lidhura me trafik droge dhe bashkëpunim të dyshuar me bandat e përcaktuara si organizata terroriste.

Madoro i ka mohuar akuzat, dhe zyrtarët në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

Të shtunën, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska, në dritën e kapjes së Maduros dhe Flores, i kërkoi "fuqishëm" Washingtonit "të rishqyrtojë këtë qëndrim dhe të lirojë presidentin e zgjedhur legjitimisht të një vendi sovran dhe gruan e tij".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın