Rusia: Tre persona të vrarë në sulmin ukrainas me dronë në rajonin e Rostovit
"Qytetet Rostov-Na-Donu, Bataysk dhe Taganrog në rajonin e Rostovit u sulmuan nga ushtria ukrainase me dronë", tha guvernatori Yuriy Slyusar
Moskë
Guvernatori i rajonit të Rostovit në Rusi, Yuriy Slyusar njoftoi se tre persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë të ushtrisë ukrainase ndaj portit në qytet, transmeton Anadolu.
Slyusar, në një postim në rrjetet sociale, bëri të ditur se qytetet Rostov-Na-Donu, Bataysk dhe Taganrog në rajonin e Rostovit u sulmuan nga ushtria ukrainase me dronë.
"Si pasojë e sulmit ndaj portit të Rostovit, një anije ngarkese u përfshi nga zjarri. Nga ekuipazhi i anijes, dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën. Në qytetin Bataysk u plagosën shtatë persona, nga të cilët njëri nuk mundi të shpëtohej", tha Slyusar.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bë e ditur gjithashtu se nga ora 20:00 dje deri në orën 07:00 sot, sistemet ajrore të mbrojtjes janë përdorur për të shkatërruar 77 dronë në rajone të ndryshme dhe mbi Detin e Zi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
