Bota

Rusia thotë se ka marrë projekt-kartën e SHBA-së për Bordin e Paqes në Gaza

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se Moska ka marrë propozime specifike ndërsa e përshkruan administratën e Trumpit si "pragmatiste"

Alperen Aktaş, Elena Teslova  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Rusia thotë se ka marrë projekt-kartën e SHBA-së për Bordin e Paqes në Gaza

Stamboll

Rusia ka marrë një draft-kartë nga SHBA-ja për Bordin e Paqes në Gaza, tha ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, transmeton Anadolu.

"Kohët e fundit kemi marrë propozime specifike, një draft-kartë për këtë strukturë e kështu me radhë", tha Lavrov në një konferencë për media.

Lavrov theksoi se pavarësisht debateve të vazhdueshme globale mbi veprimet e fundit të SHBA-së, Moska e sheh udhëheqjen aktuale të Shtëpisë së Bardhë si praktike në qasjen e saj ndaj koalicioneve ndërkombëtare.

"Ju siguroj se administrata e (presidentit të SHBA-së) Donald Trump, pavarësisht të gjitha veprimeve që aktualisht po diskutohen gjerësisht në botë është një administratë pragmatistësh. Dhe ajo e kupton nevojën jo vetëm për të bashkuar një numër të madh (vendesh) nën komandën e saj, por edhe për të marrë plotësisht parasysh interesat e tyre legjitime", tha ai.

Trumpi javën e kaluar njoftoi formimin e një Bordi Paqeje për Gazën, duke u bërë ftesa udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, për t'u bashkuar me iniciativën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın