Rusia thotë se ka goditur objektet industriale ushtarake të Ukrainës në një sulm të kombinuar gjatë natës
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 311 dronë, 140 prej të cilëve jashtë zonës së betejës.

Moskë
MOSKË (AA) – Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se forcat e saj kanë kryer një sulm të kombinuar në objektet e industrisë ushtarake të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Armë me rreze të gjatë veprimi dhe dronë me precizion të lartë janë përdorur për të goditur objektet ushtarako-industriale, punishtet e montimit për mjetet ajrore luftarake pa pilot, pikat e mirëmbajtjes dhe riparimit për armatime dhe pajisje ushtarake, si dhe depot e municioneve, tha ministria në një deklaratë.
“Objektivat e sulmeve janë arritur. Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur”, thuhet në deklaratë.
Gjatë natës, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 311 dronë, 140 prej të cilëve ishin jashtë zonës së betejës, dhe katër anije armike pa pilot u goditën në ujërat e Detit të Zi, tha ministria.