Bota

Rusia: Shpresojmë që samiti Putin-Trump të zhvillohet pas përgatitjeve të nevojshme

"Shpresojmë që kjo të ndodhë sapo të përfundojnë përgatitjet për samitin dhe të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Është e pamundur të parashikohet se kur do të lindin këto kushte", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Emre Gürkan Abay  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 17.11.2025
Rusia: Shpresojmë që samiti Putin-Trump të zhvillohet pas përgatitjeve të nevojshme

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se ata shpresojnë që samiti midis Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, transmeton Anadolu.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me çështjet e ndryshme aktuale.

Duke komentuar deklaratat e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, se lufta mund të shpërthejë midis Rusisë dhe NATO-s, Peskov tha se "Një retorikë e tillë militariste dëgjohet gjithnjë e më shumë në kryeqytetet evropiane. Në Rusi nuk ka mbështetës të një konflikti me NATO-n, por ne jemi të detyruar dhe duhet të marrim masa për të siguruar interesat tona legjitime".

Peskov deklaroi se kontaktet në nivel ekspertësh janë duke u zhvilluar me Ukrainën në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve.

Lidhur me një samit të mundshëm midis Putinit dhe Trumpit, Peskov u shpreh: "Shpresojmë që kjo të ndodhë sapo të përfundojnë përgatitjet për samitin dhe të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Është e pamundur të parashikohet se kur do të lindin këto kushte, por sigurisht të gjithë duam që këto kushte të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur".

Peskov theksoi se ata po monitorojnë procesin në lidhje me projektligjin në SHBA për vendet që vazhdojnë tregtinë me Rusinë dhe se miratimi i projektligjit do të shihet "jashtëzakonisht negativisht" nga Rusia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın