Bota

Rusia shpall "persona të padëshiruar" 14 diplomatë bullgarë

"Hapat jomiqësore kundër Rusisë, besojmë se nuk kanë asnjë anë të përbashkët me interesat kombëtare të Bullgarisë dhe popullit të saj", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse

Emre Gürkan Abay   | 05.08.2022
Rusia shpall "persona të padëshiruar" 14 diplomatë bullgarë

Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur 14 diplomatë bullgarë në vend "persona të padëshiruar", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se ambasadori i Bullgarisë në Moskë, Atanas Krastin është thirrur në ministri dhe i është dorëzuar protesta që autoritetet bullgare kanë shpallur në mënyrë të papranueshme si "persona të padëshiruar" 70 diplomatë rusë.

"Si përgjigje ndaj hapave të ndërmarrë nga qeveria bullgare për të ulur numrin e përfaqësuesve të misionit diplomatik rus, ambasadorit Krastin iu dorëzua notë proteste se 14 diplomatë të Bullgarisë në Rusi janë shpallur "persona të padëshiruar".

"Hapat jomiqësore kundër Rusisë, besojmë se nuk kanë asnjë anë të përbashkët me interesat kombëtare të Bullgarisë dhe popullit të saj", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.