Bota

Rusia, SHBA-ja dhe Evropa raportojnë tërmet me magnitudë të vlerësuar nga 7.2 deri në 7.8 pranë Gadishullit Kamchatka

Guvernatori i rajonit Kamchatka, Vladimir Solodov, tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.2 ballësh dhe një kërcënim nga cunami u shpall për bregdetin lindor

Elena Teslova  | 19.09.2025 - Përdıtësım : 19.09.2025
Rusia, SHBA-ja dhe Evropa raportojnë tërmet me magnitudë të vlerësuar nga 7.2 deri në 7.8 pranë Gadishullit Kamchatka

Moskë

Qendrat sizmologjike në Rusi, SHBA dhe Evropë kanë raportuar një tërmet pranë Gadishullit Kamchatka, me vlerësime të magnitudës që variojnë nga 7.2 deri në 7.8, transmeton Anadolu.

Guvernatori i rajonit Kamchatka, Vladimir Solodov, tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.2 ballësh dhe një kërcënim nga cunami u shpall për bregdetin lindor.

“Të gjitha shërbimet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri të lartë. Procedurat për reagim janë të përcaktuara mirë dhe personeli përgjegjës fillon punën brenda disa minutash. Aktualisht, nuk janë marrë raportime për dëme. U kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë. Të dhënat e përditësuara tregojnë një magnitudë prej 7.2 ballësh”, tha ai.

Dega Kamchatka e Shërbimit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave e konfirmoi këtë raport dhe tha se sizmologët regjistruan një dridhje me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter, 93 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky.

Por Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) raportoi tërmetin me magnitudë 7.8, me një epiqendër 128 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky. Ajo lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami.

Edhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se tërmeti kishte magnitudë 7.7, duke theksuar se epiqendra ndodhej 125 kilometra në verilindje të Petropavlovsk-Kamchatsky.

Kjo është ngjarja e fundit e rëndësishme sizmike që prek një rajon që gjithashtu përjetoi tërmete me magnitudë 8.8 më 30 korrik dhe 7.4 më 13 shtator.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın