Bota

Rusia: Rrëzohen 34 dronë ukrainas që fluturonin drejt Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 70 dronë ukrainas në gjashtë rajone të ndryshme, nga të cilat 34 janë interceptuar mbi kryeqytet

Burç Eruygur  | 10.11.2024 - Përdıtësım : 11.11.2024
Rusia: Rrëzohen 34 dronë ukrainas që fluturonin drejt Moskës

Istanbul

Të paktën 34 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës që fluturonin drejt kryeqytetit të Rusisë Moskë herët në mëngjes janë rrëzuar, pohoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 70 dronë ukrainas midis orës 7:00 të mëngjesit dhe 10:00 të mëngjesit me orën lokale në gjashtë rajone të ndryshme, nga të cilat 34 janë interceptuar mbi kryeqytet.

Më herët, kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin tha në një deklaratë në Telegram se 32 dronë që fluturonin drejt kryeqytetit rus u rrëzuan mbi zonat Domodedovsky, Ramensky dhe Kolomensky të rajonit të Moskës.

Nuk ka dëme apo viktima në vendin e rënies së mbeturinave, tha Sobyanin, duke shtuar se shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje.

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsia) hoqi kufizimet e përkohshme të vendosura më parë në aeroportet Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky të Moskës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın