Bota

Rusia "respekton" veprimet e Koresë së Veriut në zhvillimin e programit bërthamor

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili po qëndron në Korenë e Veriut, vlerësoi shkencëtarët e vendit në zhvillimin e teknologjive të përdorura nga Pheniani.

Elena Teslova  | 12.07.2025 - Përdıtësım : 14.07.2025
Rusia "respekton" veprimet e Koresë së Veriut në zhvillimin e programit bërthamor

Moskë

MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se Moska “respekton” veprimet e Koresë së Veriut në zhvillimin e programit të saj bërthamor dhe se ai i kupton arsyet që qëndrojnë pas tij, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim me homologun e tij të Koresë së Veriut Choe Son-hui në qytetin turistik Wonsan, Lavrov theksoi karakterin mbrojtës të programit.

“Ne i respektojmë veprimet e tyre dhe i kuptojmë arsyet që qëndrojnë pas zbatimit të programit bërthamor nga ana e tyre”, tha ai.

“Udhëheqja e Republikës Popullore Demokratike të Koresë nxori përfundime të përshtatshme shumë kohë para sulmeve izraelito-amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit. Pikërisht për shkak se këto përfundime u nxorën në kohën e duhur, askush nuk e mendon përdorimin e forcës kundër Koresë së Veriut, pavarësisht grumbullimit ushtarak rreth tij që përfshin Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë”, tha Lavrov.

Ai shtoi se teknologjitë e përdorura nga Koreja e Veriut janë rezultat i aktiviteteve të kryera nga shkencëtarët e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.