Rusia: Reduktimi ose ndërprerja e furnizimeve perëndimore me armë për Ukrainën e çon konfliktin drejt fundit
Zëdhënësi i Kremlinit tha se SHBA-ja ka ulur furnizimet me armë për Ukrainën për shkak të mungesave në depot e veta

Moskë
Zvogëlimi ose ndërprerja e furnizimeve me armë perëndimore për Ukrainën e çon konfliktin me Rusinë drejt fundit, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskov ia atribuoi furnizimet më të ulëta mungesës së armëve midis vetë vendeve furnizuese.
"Sipas asaj që kemi kuptuar, arsyeja pas këtij vendimi ishin depot bosh dhe mungesat e këtyre armëve në mjediset e magazinimit. Por pavarësisht kësaj, sa më pak armë të furnizohen për Ukrainën, aq më afër vjen fundi i operacionit special ushtarak", tha ai.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka pezulluar furnizimet me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet me precizion të lartë për Ukrainën për shkak të mungesës së rezervave dhe nuk do të jetë në gjendje të rifillojë furnizimet për disa muaj.
I pyetur në lidhje me bisedimet e së martës midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron, Peskov tha se kjo ndodhi me iniciativën e palës franceze.
Peskov sqaroi se gjatë telefonatës, as Putin dhe as Macron nuk diskutuan organizimin e një takimi ballë për ballë, duke vënë në dukje se formati aktual telefonik mjafton për shkëmbimin e pikëpamjeve.
I pyetur nëse Macron ka shprehur gatishmëri për të negociuar kushtet e paqes në Ukrainë duke reflektuar zhvillimet e fundit në terren, Peskov u përgjigj negativisht.
"Jo, ai nuk dërgoi sinjale. U shkëmbyen mendime, por mjaft tërësisht. Ishte një mundësi e mirë për të përcjellë qëndrimet e njëri-tjetrit", tha ai.
I pyetur nëse Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar komunikim të drejtpërdrejtë me Putinin, Peskov tha se Kremlini nuk ka marrë kërkesa të tilla.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.