Bota

Rusia reagon për deklaratën e JIT për avionin MH17

"Asnjë sistem raketor i Forcave të Armatosura të Rusisë nuk ka kaluar asnjëherë në kufirin Rusi-Ukrainë", thuhet në deklaratë

Ali Cura  | 24.05.2018 - Përdıtësım : 24.05.2018
Rusia reagon për deklaratën e JIT për avionin MH17

Moskë

MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar deklaratën e Ekipit të Përbashkët Ndërkombëtar të Hetimeve (JIT) se në vitin 2014 një raketë që i përkiste ushtrisë ruse goditi avionin MH17 të Malaysia Airlines në Ukrainën lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë theksohet se kanë përgënjeshtruar pretendimet e ekipit të hetimit se njësitë ushtarake ruse ishin të përfshira në dhe pas periudhës kur ka ndodhur ngjarja.

"Asnjë sistem raketor i Forcave të Armatosura të Rusisë nuk ka kaluar asnjëherë në kufirin Rusi-Ukrainë", thuhet në deklaratë.

Po ashtu është theksuar se pala ruse i ka paraqitur ekipit të hetimit prova që në ngjarje janë të përfshira raketat e Ukrainës.

Ekipi i Përbashkët Ndërkombëtar i Hetimeve (JIT) njoftoi se ka përcaktuar se avioni MH17 i Malaysia Airlines, që u rrëzua në Ukrainë në vitin 2014, është qëlluar nga një raketë që i përket ushtrisë ruse. JIT, kishte theksuar se raketa i përket brigadës 53 të njësisë ushtarake të Rusisë e cila ndodhet në Koersk.

Avioni MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë rreth 40 kilometra afër kufirit Ukrainë-Rusi, gjatë fluturimit në linjën nga Amsterdami në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014. Si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 298 persona, nga të cilët 283 udhëtarë dhe 15 të ekuipazhit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.