Bota

Rusia: Raundi i tretë i bisedimeve me Ukrainën do të bëhet i qartë këtë javë

- "Procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Stamboll vazhdon. Procesi i shkëmbimit të të burgosurve dhe kufomave vazhdon. Ne besojmë se raundi i tretë i negociatave do të bëhet i qartë këtë javë", tha Peskov

Dmitri Chirciu  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 24.06.2025
Rusia: Raundi i tretë i bisedimeve me Ukrainën do të bëhet i qartë këtë javë

Moskova

MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raundi i tretë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të bëhet i qartë këtë javë, transmeton Anadolu.

Peskov diskutoi mundësinë e një raundi të ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës me gazetarët në kryeqytetin Moskë dhe deklaroi se ata vazhdojnë të punojnë me Ukrainën në nivel ekspertësh.

"Procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Stamboll vazhdon. Procesi i shkëmbimit të të burgosurve dhe kufomave vazhdon", tha Peskov.

Peskov u shpreh se besojnë se raundi i tretë i negociatave do të bëhet i qartë këtë javë, duke shtuar: "Prandaj, ne po vazhdojmë punën tonë".

Duke vënë në dukje se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, do të zhvillohet vetëm pasi të përfundojë procesi i negociatave, Peskov tha se ata po punojnë për të arritur qëllimet që kanë vendosur në lidhje me Ukrainën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın