Bota

Rusia: Raundi i fundit i bisedimeve midis Putinit dhe të dërguarit të SHBA-së “konstruktiv dhe i dobishëm”

“Biseda na lejoi të afrojmë më tej qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-së, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për një numër çështjesh të tjera ndërkombëtare”, tha Ushakov

Burç Eruygur  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Rusia: Raundi i fundit i bisedimeve midis Putinit dhe të dërguarit të SHBA-së “konstruktiv dhe i dobishëm”

Istanbul

Rusia ka bërë të ditur se raundi i fundit i bisedimeve midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, ishin “konstruktive dhe të dobishme”, transmeton Anadolu.

Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, gazetarëve pas takimit në Moskë u tha se u zhvillua një “bisedë 3-orëshe, e cila ishte konstruktive dhe shumë e dobishme”.

Ushakov ishte pjesë e delegacionit rus që mori pjesë në takim, në të cilin mori pjesë edhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.

Ai tha se dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së në nivele të ndryshme do të vazhdojë të zhvillohet në "mënyrën më aktive", duke shtuar se bisedimet mbi Ukrainën u përqendruan veçanërisht në rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit.

“Biseda na lejoi të afrojmë më tej qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-së, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për një numër çështjesh të tjera ndërkombëtare”, tha Ushakov.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.