Rusia pretendon se ka rrëzuar 287 dronë ukrainas mbi Moskë dhe rajone të tjera
Në disa qytete të vendit janë vendosur kufizime të përkohshme për uljet dhe ngritjet e avionëve në aeroporte
Moskë
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 287 dronë ukrainas janë neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi Moskë dhe rajone të tjera ruse, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të ministrisë thuhet se ushtria ukrainase ka kryer sulme me dronë ndaj territorit rus.
Sipas deklaratës, nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme deri në 07:00 të mëngjesit, 287 dronë janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore, 40 prej tyre mbi Moskë, ndërsa të tjerët mbi rajonet Bryansk, Kaluga, Tula, Novgorod, Yaroslavl, Lipetsk, Smolensk, Kursk, Oryol, Voronezh dhe Ryazan.
Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin tha në Telegram tha se ekipet janë duke punuar në zonat ku kanë rënë pjesët e dronëve të goditur.
Ndërkohë, në disa qytete të vendit janë vendosur kufizime të përkohshme për uljet dhe ngritjet e avionëve në aeroporte. Rreth 400 fluturime në aeroportet e Moskës janë shtyrë ose anuluar.
