Bota

Rusia pretendon se ka rrëzuar 105 dronë ukrainas gjatë natës

Ministria e Mbrojtjes tha se dronët kanë pritur mbi 10 rajone, përfshirë Moskën, ndërsa Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet

Burç Eruygur  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Rusia pretendon se ka rrëzuar 105 dronë ukrainas gjatë natës

Istanbul

Rusia pretendon të ketë rrëzuar 105 dronë ukrainas gjatë sulmeve të natës në rajone të shumta të vendit, mes raportimeve nga Moska për aktivitet të shtuar të dronëve nga Kievi, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë pritur 105 dronë ukrainas midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit sipas kohës së Moskës, 35 prej të cilëve janë rrëzuar mbi rajonin përreth kryeqytetit rus.

Në deklaratë thuhet se dronë ukrainas janë rrëzuar gjithashtu në nëntë rajone të tjera, përkatësisht Oryol, Kursk, Belgorod, Tula, Kaluga, Voronezh, Lipetsk, Smolensk dhe Bryansk.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në Telegram raportoi për rënien e mbeturinave nga dronët e rrëzuar, duke thënë se shërbimet e emergjencës po punojnë në zonat ku kanë rënë mbeturinat.

Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte rrëzuar më shumë se 300 dronë të lëshuar nga Kievi.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi pretendimet e Rusisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın