Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve të tjera në Ukrainë
Forcat ruse thonë se kanë marrë nën kontroll fshatrat e Ukrainës Kharkivka në Sumy dhe Krynychne në Zaporizhzhia
Stamboll
Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll dy vendbanime të tjera në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Kharkivka në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë.
Forcat ruse gjithashtu pretenduan se kanë pushtuar fshatin Krynychne në rajonin Zaporizhzhia, afërsisht 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të vijës së frontit Huliaipole.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi pretendimet. Verifikimi i pavarur mbetet i vështirë për shkak të luftimeve të vazhdueshme, pasi lufta do të shënojë vitin e katërt javën tjetër.
