Bota

Rusia paralajmëron presidentin amerikan për mundësinë e një lufte të tretë botërore

"E di që diçka vërtet e keqe mund të ndodhë dhe kjo është një luftë e tretë botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë", tha Medvedev

Dmitri Chirciu  | 28.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Rusia paralajmëron presidentin amerikan për mundësinë e një lufte të tretë botërore

Moskë

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev e paralajmëroi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se mund të ndodhë një luftë e tretë botërore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Medvedev komentoi deklaratën e presidentit amerikan Trump i cili tha se "gjëra më të këqija mund t'i ndodhin Rusisë dhe se presidenti rus Vladimir Putin po luan me zjarr".

Medvedev tha se një luftë e tretë botërore mund të ndodhë. "E di që diçka vërtet e keqe mund të ndodhë dhe kjo është një luftë e tretë botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë", tha ai.

Presidenti amerikan Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në "Truth Social" dje tha: "Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është kjo: Po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do t'i kishin ndodhur Rusisë shumë kohë më parë, dua të them gjëra vërtet të këqija. Ai po luan me zjarr!".

Trump ka bërë më parë disa deklarata duke argumentuar se Rusia po ecën ngadalë në arritjen e një armëpushimi me Ukrainën dhe duke shprehur pakënaqësinë e tij me këtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın