Bota

Rusia përshëndet përpjekjet e Trumpit për t'i dhënë fund konfliktit Izrael-Palestinë

"Shpresojmë që ky plan të zbatohet, në mënyrë që të ndihmojë në sjelljen e ngjarjeve në Lindjen e Mesme në një rrjedhë paqësore", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Burç Eruygur  | 30.09.2025 - Përdıtësım : 30.09.2025
Rusia përshëndet përpjekjet e Trumpit për t'i dhënë fund konfliktit Izrael-Palestinë

Stamboll

Kremlini tha sot se Rusia mirëpret përpjekjet e Donald Trumpit për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, një ditë pasi presidenti amerikan njoftoi një plan të ri për t'i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

"Rusia gjithmonë mbështet dhe mirëpret çdo përpjekje të Trumpit që synon të parandalojë tragjedinë që po zhvillohet aktualisht (në Gaza)", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për mediat, në përgjigje të një pyetjeje mbi planin e Trumpit për Gazën.

"Shpresojmë që ky plan të zbatohet, në mënyrë që të ndihmojë në sjelljen e ngjarjeve në Lindjen e Mesme në një rrjedhë paqësore", tha Peskov duke shtuar se Rusia mban kontakte me të gjitha palët në konflikt dhe është e gatshme të lehtësojë një zgjidhje paqësore nëse është e nevojshme.

Ai mohoi pjesëmarrjen e Rusisë në vetë planin, duke thënë se Moska nuk ka marrë asnjë sinjal nga Washingtoni në këtë drejtim.

Të hënën, Trump shpalli një plan 20-pikësh për t'i dhënë fund luftës së Izraelit ndaj Rripit të Gazës gjatë një konference për media me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.

Plani parashikon lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë, çarmatosjen e plotë të Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe formimin e një komiteti teknokratik dhe apolitik palestinez për të qeverisur enklavën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın