Bota, Ekonomi

Rusia nuk do të bëjë furnizime me gaz natyror në Evropë "përtej kontratave"

"Ne mund të themi se Rusia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale. Vëllimet e furnizimit në kontratat ekzistuese janë maksimizuar", tha Peskov

Emre Gürkan Abay  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Rusia nuk do të bëjë furnizime me gaz natyror në Evropë "përtej kontratave"

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia i përmbushi detyrimet e saj në përputhje me kontratat në dërgesën e gazit natyror në Evropë dhe se "nuk mund të bëhet furnizim përtej kontratave", transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në Moskë, Peskov bëri vlerësime në lidhje me dërgesat e gazit natyror në Evropë përmes Ukrainës dhe situatën e tregut evropian të gazit.

Ai tha se Rusia ka rritur dërgesat e saj të gazit natyror në Evropë. "Ne mund të themi se Rusia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale. Vëllimet e furnizimit në kontratat ekzistuese janë maksimizuar", tha Peskov.

Në pyetjen nëse "Gazprom" mund të furnizojë me gaz natyror përtej detyrimeve kontraktuale, Peskov tha se "Furnizimi përtej kontratave nuk është i mundur. A ta japim falas?".

Sipas tij, kërkesa për gazin rus në Evropë duhet të rritet në mënyrë që Rusia të rrisë dërgesat e saj të gazit natyror përmes Ukrainës.

"Ukraina duhet t'u drejtohet blerësve të gazit në Evropë për të zgjidhur problemin e tranzitit. Duke marrë parasysh rritjen e kërkesës për gaz kompanitë evropiane mund të lidhin një marrëveshje të re afatgjatë me 'Gazprom'-in për vëllime shtesë. Për dërgesat përmes Ukrainës duhet të ketë blerës", theksoi Peskov.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın