Bota

Rusia kërcënon se do të bombardojë në shënjestër në rast të shkeljes së kufirit

Zv/ministri i Jashtëm rus, Ryabkov paralajmëroi kundër "hapave provokues nën parullat e lirisë së lundrimit", duke thënë se ato janë të mbushura me "pasojat më të vështira"

Elena Teslova  | 24.06.2021 - Përdıtësım : 25.06.2021
Rusia kërcënon se do të bombardojë në shënjestër në rast të shkeljes së kufirit

Moskë

Rusia mund të bombardojë në shënjestër në rast të shkeljes së kufirit të saj, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendi, Sergej Ryabkov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai paralajmëroi kundër "hapave provokues nën parullat e lirisë së lundrimit", duke thënë se ato janë të mbushura me "pasojat më të vështira".

"Ne mund t'i bëjmë thirrje mendjes së shëndoshë, të kërkojmë respektimin e ligjit ndërkombëtar. Nëse kjo nuk ndihmon, mund të bombardojmë jo vetëm në kurs por edhe në shenjestër, nëse kolegët tanë nuk kuptojnë. Integriteti territorial i Federatës Ruse është i paprekshëm. Paprekshmëria e kufijve të saj është një domosdoshmëri absolute. Ne do ta ruajmë të gjithë këtë si me mjete diplomatike dhe politike dhe nëse është e nevojshme me mjete ushtarake", tha ai.

Ryabkov tha se Moska e sheh incidentin me shkatërruesin e Marinës Mbretërore Britanike si "shumë serioz" dhe dënon veprimet e ushtrisë britanike.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se rojet kufitare të vendit ndaluan një shkatërrues të Marinës Mbretërore Britanike - HMS Defender - që Rusia tha se po shkelte ujërat e saj.

Sipas ministrisë, Defender hyri në ujërat territoriale ruse pranë Kepit Fiolent në Detin e Zi dhe nuk iu përgjigj paralajmërimeve të forcave bregdetare ruse ndërsa u kthye vetëm kur u shkrepën të shtëna paralajmëruese.

Ministria britanike e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet ruse se të shtëna paralajmëruese kishte ndaj njërës prej anijeve të saj në Detin e Zi, duke thënë se anija e Marinës Mbretërore po kryente "kalim të padëmshëm përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e quajti "gënjeshtër" reagimin e Londrës ndaj incidentit dhe premtoi se "do të jepet një përgjigje komplekse në situata të tilla".

Ajo po ashtu tha se ambasadori britanik në Rusi do të thirret në ministri, të cilit do t'i dorëzohet "një demarsh i ashpër" në lidhje me situatën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın