Bota

Rusia kryen sulme ajrore ndaj Kievit, të paktën 2 të vrarë dhe 16 të plagosur

- Presidenti ukrainas Zelenskyy deklaroi se ushtria ruse përdori 18 raketa, përfshirë raketa balistike dhe rreth 400 dronë në sulm.

Davit Kachkachishvili  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Rusia kryen sulme ajrore ndaj Kievit, të paktën 2 të vrarë dhe 16 të plagosur

Kiev

KIEV (AA) - Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të ushtrisë ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, transmeton Anadolu.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi nga llogaria e tij në Telegram njoftoi se rusët kryen një sulm ajror kundër vendit të tij.

Ai thekson se objektivi kryesor i sulmit ishte Kievi ndërsa sulme u kryen edhe në rajonet Kharkiv, Poltava, Chernihiv, Sumy dhe Kirovograd të vendit.

"Dy persona humbën jetën në Kiev për shkak të sulmeve ajrore ndërsa 16 të tjerë janë plagosur", tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas deklaroi se ushtria ruse përdori 18 raketa, përfshirë raketa balistike dhe rreth 400 dronë në sulm. "Kjo tregon qartë se terrorizmi rus po rritet", tha ai.

Zelenskyy u bën thirrje aleatëve të tij t'u përgjigjen sulmeve të Rusisë me sanksione. "Partnerët duhet të jenë më të shpejtë në investimet në prodhimin e armëve dhe zhvillimin e teknologjisë", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın