Rusia kreu sulm të kombinuar në Kharkiv të Ukrainës
Forcat ruse kryen sulm të kombinuar ajror në Kharkiv të Ukrainës gjatë natës, duke goditur qytetin me dronë dhe raketa "Shahed"

Shkup
Forcat ruse kryen sulm të kombinuar ajror në Kharkiv të Ukrainës gjatë natës, duke goditur qytetin me dronë dhe raketa "Shahed", raportuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Sulmi shkaktoi zjarre të shumta në zonat industriale dhe banesore, duke lënë të paktën një person të plagosur, sipas kryetarit të bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.
"Bazuar në informacionet e përditësuara, armiku përdori nëntë dronë 'Shahed' dhe dy raketa të tipit ende të paidentifikuar për të sulmuar Kharkivin. Zjarret shpërthyen në katër vende në zonën industriale dhe një banesë private u dëmtua gjithashtu", tha Terekhov në një postim në Telegram.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit, Oleh Syniehubov dha detaje të mëtejshme, duke deklaruar se një sulm me raketa në rrethin Novobavarskyi shkaktoi zjarr në një ndërmarrje civile, duke dëmtuar një ndërtesë industriale njëkatëshe dhe duke plagosur një person.
Një sulm me dron shkaktoi zjarr në një shtëpi private dhe në një stacion servisi automjetesh. Ekipet e emergjencës u dërguan për të fikur zjarret.