Bota

"Rusia ka pajisur sistemin kundërajror Pantsir-SM me raketa të reja"

Gazeta "Rossiyskaya" raporton se Pantsir-SM me raketat e reja është parë në provat për parakalimin ushtarak i cili do të mbahet më 24 qershor në Moskë

Emre Gürkan Abay  | 19.06.2020 - Përdıtësım : 20.06.2020
"Rusia ka pajisur sistemin kundërajror Pantsir-SM me raketa të reja" ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Moskë

Rusia ka avancuar sistemin raketor kundërajror Pantsir-SM me raketa të reja kundër fluturakeve pa pilot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta "Rossiyskaya" raporton se Pantsir-SM me raketat e reja është parë në provat për parakalimin ushtarak i cili do të mbahet më 24 qershor në Moskë.

Burimi i njëjtë raporton se këto janë raketa tokë-ajër të cilat janë shumë më të vogla nga raketat të cilat ka qenë më parë të pajisura në sistemin raketor.

Raketat e reja janë destinuar për sulm të fluturakeve vëzhguese dhe të armatosura armike apo dronëve.

Pantsir-S1 është sistemi raketor kundërajror rus nga viti 2008, të cilin e përdorin disa shtete të botës ndërsa versioni i saj i avancuar është Pantsir-SM, e cila në inventarin e ushtrisë ruse pritet të jetë nga viti i ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın