Politikë, Bota

Rusia i kundërpërgjigjet Portugalisë, dëbon 5 diplomatë

Ambasadores portugeze në Moskë, Madalena Fischer, i është shprehur "një protestë vendimtare" për "vendimin provokues" për të shpallur persona të padëshiruar 10 diplomatë rusë

Elena Teslova  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Rusia i kundërpërgjigjet Portugalisë, dëbon 5 diplomatë

Moskë

Rusia shpalli persona të padëshiruar 5 diplomatë portugezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se thirri ambasadoren portugeze në Moskë, Madalena Fischer, duke i shprehur asaj "një protestë vendimtare" për "vendimin provokues" për të shpallur persona të padëshiruar 10 diplomatë rusë.

"Ky hap jomiqësor do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-portugeze", thuhet në deklaratën e MPJ-së ruse.

Në deklaratë theksohet se diplomatët portugezë duhet të largohen nga Rusia brenda 14 ditëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.