Bota

Rusia godet një uzinë prodhimi dronësh në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes pohoi se operacioni goditi me sukses objektivat e synuara

Shpetim Hiseni  | 28.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Rusia godet një uzinë prodhimi dronësh në Kharkiv të Ukrainës

Kharkiv

Ushtria ruse ka kryer sulm duke përdorur tetë dronë "Geran-2" ndaj një uzine të prodhimit të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të Ukrainës dhe një depoje ushtarake në Bohodukhiv, rajoni i Kharkivit, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Ministria publikoi pamjet me video që thuhet se janë nga sulmi, duke pretenduar se operacioni goditi me sukses objektivat e synuara.

Autoritetet ukrainase nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare në lidhje me sulmin apo viktima të mundshme.

"Geran-2", i njohur gjithashtu si "Shahed-136", është dron kamikaz i prodhuar nga Irani. Ai është përdorur gjerësisht nga forcat ruse në sulmet me rreze të gjatë kundër infrastrukturës dhe instalimeve ushtarake të Ukrainës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın