Bota

Rusia e gatshme të dërgojë ekip kërkim-shpëtimi në Türkiye

"Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë është gjithmonë gati për ndihmë ndaj një shteti mik, qytetarët e të cilit ndodhen në një situatë të vështirë"

Emre Gürkan Abay  | 06.02.2023 - Përdıtësım : 06.02.2023
Rusia e gatshme të dërgojë ekip kërkim-shpëtimi në Türkiye

Moskë

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë njoftoi se për shkak të tërmetit në Türkiye është e gatshme të dërgojë ekipin e kërkim-shpëtimit prej 100 personash dhe 2 avionë Il-76, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se me udhëzim të ministrit rus të Emergjencave, Aleksandr Kurenkov, janë vendosur në gatishmëri për t‘u dërguar në Türkiye ekipi i kërkim-shpëtimit prej 100 personash.

Për këtë janë përgatitur dhe 2 avionë Il-76 thuhet në deklaratën ku përfshihen edhe vlerësimet e Kurenkov.

"Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë është gjithmonë gati për ndihmë ndaj një shteti mik, qytetarët e të cilit ndodhen në një situatë të vështirë", ka deklaruar Kurenkov.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.