Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza lidhur me sulmet gjatë natës ku u vranë 9 persona

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se mbrojtja ajrore ka kapur 249 dronë të lëshuar nga Kievi ndërsa 116 janë rrëzuar mbi Detin e Zi

Burç Eruygur  | 25.11.2025 - Përdıtësım : 25.11.2025
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza lidhur me sulmet gjatë natës ku u vranë 9 persona

Istanbul

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës lidhur me sulmet ajrore gjatë natës, nga të cilat humbën jetën të paktën 9 persona në të dy vendet, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev shkroi në Telegram se rajoni jugor rus pësoi "një nga sulmet më masive të regjimit të Kievit", i cili plagosi 6 persona. "Situata është më serioze në Novorossiysk dhe Gelendzhik", tha ai duke cituar raportet paraprake se disa ndërtesa dhe shtëpi u dëmtuan.

Guvernatori i Rostovit, Yury Slyusar tha se 3 persona humbën jetën ndërsa 10 të tjerë u plagosën në qytetin portual të Taganrogut dhe rrethinën Neklinovsky në sulmin gjatë natës. Ai tha se disa objekte sociale, ndërtesa, shtëpi dhe automjete u dëmtuan.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, mbrojtja ajrore kapi 249 dronë ukrainas të nisur gjatë natës drejt Rusisë, me 116 të rrëzuar në Detin e Zi. Pretendohet se 76 prej tyre u rrëzuan mbi rajonin e Krasnodarit ndërsa 16 të tjerë mbi rajonin e Rostovit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko shkroi në Telegram se të paktën 6 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse gjatë natës në kryeqytetin ukrainas.

Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer shpesh akuza në javët e fundit për synimin e objekteve energjetike të njëra-tjetrës ndërsa afrohet dimri dhe mes diskutimeve të vazhdueshme mbi një plan të propozuar të hartuar nga SHBA-ja që synon avancimin e përpjekjeve për paqe në Ukrainë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın